Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në Fermë- Çlirim, në afërsi të Fierit.
Policia thotë se rreth orës 15:30, Geraldo Mahmuti, 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.
Të lidhura
Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


