Atentat me dron ndaj biznesit të Lefter Kokës

Është sulmuar biznesi i deputetit Lefter Koka. Mësohet se dy netë më parë një dron i mbushur me tritol shpërtheu mbi kantinën Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.

Mësohet se autorët kanë përdorur një dron të mbushur me ekskplozivë, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga droni. Raportohet se si pasojë e sulmit, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ka arrestuar një 44-vjeçar të cilit i është gjendur edhe një pistoletë. Ndaj shtetasit Gentian. M Gjykata e Durrësit këtë të premte ka vendosur masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës, ndërsa i dyshuari tashmë ndodhet në pranga.

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se Gentian.M 44 vjec ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995 me markën Kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, ndërsa ish ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri.

Mekanizmi i shpërthimit ka vënë në lëvizje strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa rezulton se për herë të parë është dokumentuar një skenar i tillë.

Në pranga ka rënë edhe një person tjetër i dyshuar me inicialet A.M por ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” pasi akuzohet për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale dhe veprime në kundërshtim të gjykatës.

Në momentin e arrestimit të Gentian.M policia ka sekuestruar edhe një armë pistoletë kjo që shihni në foto ku sipas bluve kishte 7 fishekë luftarakë. Ai është nën akuzë për shkatërrim të pronës me eksploziv, kanisje, mabtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.


Shtuar 11.06.2021 13:45