SPAK në Lezhë: Lëshohen 20 urdhër arreste, arrestohen 5 efektivë policie

Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ka zhvilluar nëj aksion blic në Lezhe ku mësohets e janë lëshuar të paktën 20 urdhër arreste.

Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar 12 shtetas të përfshirë në një grupo të strukturuar kriminal.  Burimet bëjnë me dije se 5 prej tyre janë efektivë policie, të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës në këtë zonë.

Deri më tani mësohet se janë vënë në pranga: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj, Pashk Lala, Miri Rrapi dhe Aleks Kedheli.

Personat akuzohen si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, hashash.

Ky është operacioni më i madh antidrogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK dhe vjen pas vrasjes së policit Saimir Hoxha që së bashku me dy kolegë asgjësuan një parcelë hashashi. /albeu.com/

 


Shtuar 20.10.2021 09:25