Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në lokalin e marrë me qira nga 24-vjeçari me iniciale O. M.
Uniformat blu raportojnë se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.