Shkuan për t’u larë, mbytet në lumin Devoll e mitura

Policia e Beratit ka njoftuar pak momente më parë se një e mitur është mbytur në lumin Devoll.

Sipas policisë, në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup femijesh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

Berat/Informacion paraprak

Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup femijesh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

Punonjesit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.07.2021 18:04

Tags: ,