Shkon në 4 numri i viktimave nga aksidenti i frikshëm në Vlorë, shuhet e gjithë familja

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.
Bëhet me dije se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët.

Viktimat ishin të gjithë në mjetin tip “Toyota” ndërkohë që të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Audi”.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

 


Shtuar 25.06.2021 09:27