Rama thellon rezultatin orë pas ore, gati 100 mijë vota para Bashës (FOTO LAJM)

Ndërkohë që janë numëruar të paktën 90% të votave të shqiptarëve, rezultati është i qartë.

PS po kryeson bindshëm në qark vendi me 72 mandate deputeti, e ndjekur nga PD me 59 mandate deputeti, LSI me 6 mandate deputeti e PSD me 3 mandate.

Deri në orën 08:00, të dhënat e KQZ flasin:

PS-48.63 % të votave- 675 225 vota- 72 mandate

PD-39.39 % të votave- 546 911 vota- 59 mandate

LSI-6.91 % të votave-95 932 vota-  6 mandate

PSD-2.24 % të votave- 31 063 vota- 3 mandate.

Me një llogaritje të thjeshtë mes shifrave, diferenca mes PS dhe opozitës (PD+LSI) është mbi 30 mijë vota. /albeu.com/

 


Shtuar 27.04.2021 08:25