Një 87-vjeçare në Tiranë ka ndërruar jetë këtë të premte, pasi dyshohet se ka rënën nga kati i shtatë i pallatit ku banonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në Tiranë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes tragjike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.06.2023, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/