Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik.
Mësohet se një 32-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40.
“Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1, në banesë, shtetasja I. M., 32 vjeçe, banuese në Cerrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
E reja ka qenë duke u larë në dush dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Albeu.com/