Qëlluan me armë mbi policët, autorët janë të afërmit e ish-deputetit socialist

Janë zbardhur detajet e fundit nga ngjarja e rëndë në Mamurras ku u plagosën me armë zjarri dy policë.

Burimet bëjnë me dije se autorët e këtij krimi janë kushërinjtë e ish-deputetit socialist, Mhill Fufi, konkretisht Gentian Fufi, Besmir Fufi alias Gjoni dhe Rudolf Fufi.

Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur dy policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, dhe një qytetar.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se në vendngjarje janë nisur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Departamentit te Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Deri më tani dyshohet se në polici janë shoqëruar deri në 7 persona, ndërkohë pritet version zyrtar mbi ngjarjen. /albeu.com/

 

 

Shtuar 13.04.2021 04:04