Qëllohet me armë makina e ish-deputetit të PS-së në Kurbin

Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga ka denoncuar ditën e sotme se në drejtim të makinës së tij është qëlluar me armë.

Sipas policisë, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të Prengës teksa ishte duke lëvizur në Fushë-Kuqe.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”/Albeu.com.