Probleme me zemrën, Ardian Çapja dërgohet me urgjencë në spital

Ardian Çapja është dërguar me urgjencë ditën e sotme në spital.

Burimet bëjnë me dije se Ardian Çapja për shkak të një problemi me zemrën është shoqëruar për në spital ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Çapja u vu në pranga një ditë në parënë kuadër të operacionit “Krasta 1” pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi nipin e tij, Florencin.

Gjatë prangosjes së tij, në banesë RENEA-t kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie.  /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 30.03.2021 05:03