Sigurojnë kualifikimin, Portugalia dhe Franca bëjnë paqe mes spektaklit, Ronaldo me dopietë (VIDEO)

franca ka barazuar 2:2 me Portugalinë duke siguruar kështu vendin e parë në Grupin F të Euro 2020.

Cristiano Ronaldo realizoi dy gola për Portugalinë nga penalltia në minutat 31 dhe 60, ndërsa për Francën të dy golat i shënoi Karim Benzema. Të parin nga penalltia në fund të pjesës së parë, ndërsa të dytin në minutën e 47-të.

Ronaldo arriti në shifrën e 109 golave me Portugalinë, duke barazuar rekordin e golave me përfaqësuese që e mbante Ali Daei i Iranit.

Franca ka përfunduar në vend të parë në grup me 5 pikë, një më tepër se Gjermania që doli e dyta. Portugalia përfundoi e treta me 4 pikë, por po ashtu siguroi kalimin tutje.

Shtuar 23.06.2021 22:56