Policia gjen të shtrirë në mes të rrugës 30-vjeçarin në Tiranë, detajet e para

Një 30-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugën “Robert Shvarc” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15.

Sipas policisë, shtetasi A. C., 30 vjeç dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.

30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/

 


Shtuar 25.04.2023 22:20