Po ndeshen në ekrane të ndryshme, Rama dhe Basha bëjnë “xing” në distancë 

Mbrëmjen e sotme dy liderat kryesorë të politikës shqiptare Lulzim Basha dhe Edi Rama po ndeshen në të njëjtën kohë në kohë televizive.

Pavarësisht se mes tyre flitet për ndryshime të mëdha dhe premtime me plane të ndryshme, gjatë intervistave live, Rama dhe Basha kanë bërë “xing”

I ftuar në emisionin “Open”, i pyetur përse nuk bëntë fushatë në një mënyrë tjetër, Rama tha se nuk kishte për të dhënë asnjë premtim.

“S’kam premtime, kam plan veprimi,”-tha Rama.

Për një pyetje të ngjashme në lidhje me fushatën elektrorale, edhe Basha tha: “Nuk janë premtime, janë angazhime…” /albeu.com/

 

 


Shtuar 1.04.2021 21:42