Një sherr mes militantëve ka ndodhur në Maqellarë në qarkun Dibër.
Nga raportimet e para mësohet se mbështetësit e PD në Maqellarë kanë bllokuar një makinë dhe nuk e lënë të largohet.
Mësohet se arsyja e këtij incidenti është se dyshohet se në makinë ka një sasi të madhe parash dhe po shpërndahen nga PS tek shtetasit në këtë zonë.
Personat në makinë kanë mohuar dhe penguar kontrollin dhe për këtë arsye ka ndodhur dhe përplasja.
Burimet bëjnë me dije se është njoftuar policia e shtetit dhe pritet njoftimi zyrtar mbi ngjarjen. /albeu.com/