Nuk janë të rralla herët kur minatorët në Bulqizë përfundojnë të plagosur për shkak të kushteve të vështira në të cilat punojnë.
Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme pasi një minator është plagosur në një galeri në minierën e Bulqizës.
Mësohet se i plagosuri është dëmtuar nga një gurë që i ka rënë në trup. Për shkak të plagëve të marra, minatori është transportuar drejt spitalit të Traumë në Tiranë, me anë të një helikopteri.
Raportohet se i plagosuri megjithëse ka marrë plagë të rënda është jashtë rrezikut për jetën.