Plagoset me thikë 28 vjeçari në Divjakë

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Grabian të Divjakës. Mësohet se 28-vjecari S.Q, është plagosur me thikë nga 31-vjeçari Sandri Jonuzi i cili është arrestuar sot nga Policia.

Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta teksa Jonuzi tashmë akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi i Policisë

Plagosi me mjet prerës një shtetas, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i ngjarjes.

Në datë 21.05.2021, rreth orës 22:35 njoftohemi se në fshatin Grabian, Divjakë, është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe prangosjen e autorit.

Në fshatin Grabian, shtetasi S. J., pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. Q., 28 vjeç, banues në Grabian, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin S. J., 31 vjeç, banues në Grabian, Divjakë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 22.05.2021 19:24