Një aksident ka ndodhur pak më parë në Kukës, ku dy kamionë janë përmbysur si pasojë e reshjeve të dendura të borës. Ndërkohë aksidenti ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve, kurse kompania e mirëmbajtjes së rrugës ka filluar pastrimin e aksit.
Mësohet se një prej kamionëve ka qenë me targa të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetri ishte me tagra shqiptare.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, por autoritetet janë duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.