Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD.
Në mbledhje mendohej se do të ishin 35 pjestarë të cilët nuk morën pjesë në Kuvendin e 30 prillit. Por vetëm 22 deputetë ishin pjesë e saj.
Gjatë takimit u vendos që të merreshin mendimet e të gjithë deputetëve lidhur me procesin e bisedimeve për presidentin dhe më pas të kishte një vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo në tyrezën me qeverinë.
Ndërsa gjithashtu u vendos që të kërkohej ngritja e një komisioni të Posaçëm Parlamentar për rishikimin e faturave të shitblerjes së energjisë elektrike.
vijon…