Përfshihet nga flakët shtëpia në Bilisht, detajet e para

Bilisht – Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën në pronësi të shtetasit F. A.

Si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./Albeu.com/


Shtuar 14.04.2023 16:17