E FUNDIT/ Për herë të parë! Në Shqipëri shënohet vetëm 1 rast me COVID-19

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1542 testime, 11 të shëruar, 1 rast i ri dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Të lidhura

None found

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1542

Testime totale 777, 492
Raste pozitive 132,491
Raste të shëruara 129,929
Raste Aktive 107
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 36
Tiranë 31
Durrës 11
Berat 8
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Kukës 2
Gjirokastër 1
Korçë 1
Fier 1


Shtuar 21.06.2021 16:58