Nuk kanë fund aksidentet, përplaset një tjetër urban në Tiranë

Një tjetër autobus është aksidentuar pasditen e sotme në Tiranë.

Shihet se autobusi i linjës Selitë-Kristal-Qendër, është ka bërë aksident tek Stacioni i Trenit.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti në fjalë, por udhëtarët janë trembur.

Fotot e mëposhtme tregojnë karrotreci ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të marrë autobusin që siç duket ka dalë jashtë funksionit pas përplasjes.

Si pasojë ka marrë gërvishtje të lehta, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar.

Aksidentet me urbanë po ndodhin masivisht në Tiranë. Dy ditë më parë, një autobus i linjave urbane ka shfaqur probleme dhe dy persona dolën ta shtynin. Pak ditë më parë një autobus i linjës së Unazës u përplas me një ‘Benz’ dhe të dy mjetet përfunduan në lumin e Lanës. Të lënduar pati, por ngjarja mund të ishte kthyer në tragjedi. Një tjetër urban u përplas me stacionin pranë Bulevardit të ri./albeu.com