Pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku Rusia sulmoi mëngjesin e kësaj të enjteje fqinjin perëndimor, presidenti Ilir Meta ka thirrur sot me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi, i cili bën të ditur se mbledhja do të nisë në orën 17:30.
“Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ora 17:30”, shkruan Blushi.
Kujtojmë se edhe pak ditë më parë presidenti organizoi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare./albeu.com/
Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z @ilirmetazyrtar mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ora 17:30. ??
— Tedi Blushi (@TediBlushi) February 24, 2022