Nis numërimi i votave në Pustec.
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe transportimit të kutive në KZAZ-të përkatëse, Pusteci është bashkia e parë që ka nisur procesin e numërimit.
Në këtë bashki janë gjithsej 7 qendra votimi, procesi i numërimit të kutive ka nisur nga tre grupe.
Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ka qenë 38.83%, ndërsa numri i qytetarëve me të drejtë vote është 4366.