Nis Asambleja e PS, Rama zbulon sot emrat e qeverisë së re (VIDEO)

Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Sot pritet që në këtë mbledhje të rëndësishme, kryeministri Rama të shpallë qeverinë e re.

Deri më tani, kryeministri ka konfirmuar vetëm 2 emra të sigurt që do të jenë pjesë e qeverisë 3, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali, pozicionet e të cilëve ende nk dihen.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

PD u rikthye në qeveri me vota pasi ishte larguar 8 vite më parë mes zjarrit të një kryengritje popullore si fajtorja e madh për humbjen marramendëse të kursimeve të të gjithë shqiptareve.  Një force politike pa disipline dhe pa orientim e çoroditur dhe besim humbur. U ngritëm me vështirësi duke u përpjekur të ripërtërihemi i dhe të bashkohemi dhe riorganizohemi dhe të kthehemi në krye të  si një alternativë qeverisëse

Kjo na ktheu më në fund pas 8 vitesh në opozitës ishte këmbëngulja  e madhe për t’ia dalë për tu forcuar dhe përmirësuar në çdo hap të një rrugë përpjetë . Arritëm të nginim një fuqi elektorale e të fuqishme duke krijuar një skuadër përfaqësuese dhe të krijojmë një frymë fituese me një program pozitiv për Shqipërinë.

Fituam mandatin  parë para 8 vitesh, u konfirmuan në të dytin dhe pasi asnjëherë më parë fituam për herë të tretë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi marrë. Kjo është edhe fitorja janë më e vështirë për tu fituar. Ndryshe nga sporti kur fitoren meritohen kur arrihen, në poltike fitoret meritohen vetëm pasi arrihen.

Rendi i ditës në Asamblenë e PS:

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

  • Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.
  • Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.
  • Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.  /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 2.09.2021 10:08