Sot është mbledhur Bordi i Administrimit të Karburanteve dhe ka vendosur uljen e çmimit të naftës nga 217 lekë për litër në 211 lekë për litër. Ulja e çmimit të naftës ka ardhur si pasojë e uljes së saj edhe në tregjet ndërkombëtare, ku sot, një fuçi naftë kushtin 97.17 dollarë. Nga ana tjetër, çmimi i gazit nuk ka lëvizur.
Theksojmë se këto çmime janë për sot dhe nesër, pra 15 dhe 16 mars. Bordi pritet të mblidhet sërish nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
Njoftimi
Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbedhja e fundit e bordit.
Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës.