Një nga punonjësit e sigurisë pranë ambasadës së Malit të Zi në Tiranë, ka ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa ndodhej në krye të detyrës.
Sipas infrmacioneve 62-vjeçari E.M ka ndërruar jetë ditën e sotme, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Njoftimi:
Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.