E fundit, ndërron jetë qytetari në Gjykatën Penale të Tiranës

Një qytetar ka humbur jetën nga një infarkt në Gjykatën Penale.

Ai kishte shkuar të interesohej në gjykatë për një çështje gjyqësore të tij, por ka humbur jetën.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Ilia D., 68-vjeç.

68-vjeçari është ndjerë keq dhe menjëherë është njoftuar ambulanca, por ai ka humbur jetën në ambientet e jashtme të gjykatës.

Ai kishte shkuar për t’u interesuar për datën se kur do mbahet seanca gjyqësore e tij.


Shtuar 12.01.2024 10:57