Ndahet nga jeta i riu që vrau oficerin e Krimeve në Lezhë

Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau oficerin e Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha, është ndarë nga jeta pas vetëplagosjes.

I riu qëlloi veten para se policia të arrinte ta arrestonte, disa orë pas vrasjes së oficerit.

Të lidhura

None found

Ai ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës.

Kujtojmë se, ditën e djeshme, Saimir Hoxha, 44 vjeç ishte nisur së bashku me 4 efektivë të tjerë në një operacion antikanabis, por fatkeqësisht ndërroi jetë në vend pas plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë S. H., në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama.

Ekspertët mjeko-ligjorë, në prezencë të grupit hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.

Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar më 29.09.2021 07:46

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş