Meta kthen në Kuvend “Buxhetin 2022”

Presidenti Ilir Meta ka thyer për rishqyrtim në Kuvend “Buxhetin 2022”.

Sipas Presidentit, në tërësinë e tij buxheti është antisocial dhe ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale, si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij.

Më tej në arsyetim, në “Buxhetin 2022” mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë, si dhe mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 13:02