Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se më 6 mars do të ketë zgjedhje në 6 bashkitë pa kryetarë.
“Të dashur qytetarë, Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë”, shkruan Meta./albeu.com