Merr flakë anija e mallrave në Portin e Durrësit

Një anije është përfshirë nga flakët në Portin e Durrësit.

Mësohet se bëhet fjalë për anijen “Kledes Mary”, e cila shërbente për transportin e mallrave.

Nuk dihet ende nëse anija ishte e ngarkuar apo bosh.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga ana tjetër, Albeu.com mëson se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarri fillimisht ka rënë në një depo në kiç të anijes.

Menjëherë pas flakëve në anije ka shkuar rimorkiatori që ka pajisje për shuarjen e zjarrit.

Veç ekuipazhit kanë shkuar edhe disa zjarrfikës në anije.

/Albeu.com/


Shtuar 14.01.2023 16:39