Gjykata e Apelit ka vendosur të lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Vendimi u dha në mungësë të Lallës për shkak se sipas avokatit të tij, ai gjendet i shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Ka qënë pikërisht gjendja e rëndë shëndetësore, arsyeja pse Llalla dhe avokati kërkonin një zbutje të dënimit.
Sokol Hazizaj: Jemi pa hetim dhe me një gjykim që….di që Llalla është në regjim spitalor, s’e mbaj mend kur e kam kontaktuar për herë të fundit, por para dy javësh besoj. Raporti është lëshuar nga spitali publik në Shqipëri.
Nuk e di ku mund të ndodhet, mund të jetë dhe në Shqipëri. S’kam komunikime nga ana personale, por nga ana proceduriale. /albeu.com/