Lëvizje e madhe në Policinë e Shtetit, largohet drejtori i rëndësishëm

Ditën e sotme është liruar nga detyra Gjovalin Loka, drejtor i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit.

Pas largimit nga posti, Loka pritet të caktohet në një tjetër detyrë, ndërsa ende nuk dihet zëvendësuesi i tij.

Gjovalin Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese, i fundit drejtor i DVP Shkodër.

Ky vendim vjen pas masakrës në Velipojë ku u vranë 4 shtetas dhe u plagosën 2 shtetas, ngjarje e cila zgjoi reagimin e Kryeministrit Rama dhe Policisë së Shtetit të cilët premtuan ndryshime në strukturë.

Si duket, largimi i drejtorit Loka ishte “koka” e parë e këtij reformimi në Policinë e Shtetit.  /albeu.com/

 


Shtuar 1.07.2021 12:24