Policia ka vënë në pranga një të ri në Durrës pasi ka kundërshtuar me forcë dhe ka qëlluar me grusht policët.
Në pranga ka rënë shtetasi SH.M, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15., në Durrës pasi ka goditur policët.
Ky shtetas, pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur punonjësit e Policisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Ky shtetas, pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur punonjësit e Policisë. /albeu.com/