Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Luan Daci, i cili është dënuar me 6 muaj burgim, por që u pezullua me një 1 vit shërbim prove.
SPAK e akuzoi Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.
Kjo akuzë u pranua edhe nga GJKKO, duke e dënuar Dacin me 6 muaj heqje lirie. Edhe pse i dënuar, Daci vijoi për disa muaj punën si anëtar i KPA.
Sot, ai u shkarkua përfundimisht nga detyra./albeu.com