KAS regjistron në zgjedhje Partinë Demokratike

Komisioni i Ankesave dhe Sanskioneve, në mbledhjen e sotme, ka vendosur të regjistrojë  në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

KAS ka rrëzuar kështu Ilirjan Celibashin, i cili i kërkoi PD-së të sjellë një deklaratë të angazhimit solemn në zgjedhjet e 14 majit të firmosur nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solmen të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjet, Koli Bele.


Shtuar 16.03.2023 14:59