LIVE/ Jo vetëm PD, Sali Berisha hap garën me Ramën për Kryeministër të Shqipërisë (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së tij që po mban LIVE në hotelin “Rogner” në Tiranë ka folur rreth betejës së tij të nisur pas përjashtimit të tij nga kryedemokrati Lulzim Basha nga grupi parlamentar.

Në fjalën e tij hyrëse Berisha i cili ka mbledhur rreth 4200 firma nga demokratët, deklaroi se kjo betejë do t’a sjellë atë si kryeministër të ardhshëm të Shqipërisë.

Në këtë formë, Berisha konfirmon jo vetëm betejën e tij me Bashën për kreun e PD, por edhe betejën e tij me Edi Ramën për kreun e vendit.

“…fitoren e partisë Demokratike dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Pra, të gjitha këto me vullnetin e qytetarëve shqiptarë…”-tha Berisha ndër të tjera. /albeu.com/


Shtuar 10.11.2021 19:27