Berisha “non-grata” në SHBA, Yuri Kim bën deklaratën e fortë: Nuk është i vetmi!

Shpallja “non-grada” e Sali Berishës  nga SHBA shkaktoi zhurmë të madhe publike, përçarjen e PD dhe pikëpyetje të mëdha në lidhje me të ardhmen e ish-kryeministrit.

Gjatë një interviste në Top Channel, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim trajtoi cështjet më të nxehta për politikën dhe drejtësinë në Shqipëri ku deklaroi se Berisha nuk do të jetë i vetmi, person “non-grata” nga SHBA në Shqipëri.

Yuri Kim: Ndaj, nëse pyetja tjetër e juaja do të jetë “A do ketë shpallje të tjera?”, të shohim, besoj se do të ketë dhe ne do të vazhdojmë të tregojmë me gisht ata që përfshihen në korrupsion, ta që minojnë demokracinë dhe këtë vend, të cilin e konsiderojmë mik të ngushtë. Nuk do t’ju braktisim.

Kemi bërë rrugë tepër të gjatë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa të mos ta lërë mënjanë këtë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 10.11.2021 15:30