Ishte zhdukur, gjendet i varur në pemë një 57 vjeçar në Gramsh

Një person i zhdukur që më 29 gusht, është gjetur i varur në pemë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se është gjetur i varur në pemë një 57-vjeçar me inicialet Y.F.

Ky i fundit ishte shpallur i zhdukur nga familjarët që më datë 29 gusht.

Ende nuk ka informacion të plotë për këtë ngjarje, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./albeu.com


Shtuar 12.09.2021 18:06