Një servisi makinas, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, i është vënë lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikim si dhe kapjen e autorit/autorëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësti të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com