I riu në Korçë merr automatikun dhe u sulet dy vajzave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ka ndodhur në fshatin Gonomadh të Korçës. Një i ri dyshohet se ka marrë një armë zjarri, të tipit “automatik” dhe u ka dalë para dy vajzave të reja duke i kërcënuar me jetë.

Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të pazakontë i të riut ndërkohë policia flet për motive të dobëta.

“Më datë 04.09.2021, në fshatin Gjonomadh, ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare…”- njofton policia.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Më datë 04.09.2021, në fshatin Gjonomadh, ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.  /albeu.com/

 


Shtuar 7.09.2021 11:42