Humb jetën pushuesi në Durrës

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Durrës. Pushuesi sapo ishte futur në det për t’u larë, kishte shfaqur probleme shëndetësore. Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet arrest kardiak, por hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi  68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.

Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com


Shtuar 21.07.2023 20:27