Hakerat sulmojnë bankën në Shqipëri, vjen reagimi: Çfarë ndodh me llogaritë e klientëve

Një bankë e nivelit të dytë në vend ka rënë pre e një sulmi kibernetik gjatë ditëve të fundit. Mësohet se hakerat kanë marrë akses në të dhënat e saj.

Deri më tani nuk dihen përmasat e këtij sulmi dhe llojin e të dhënave që kanë patur akses hakerat, ndërkohë që diçka e tillë është pranuar edhe vetë nga banka në fjalë, e cila ka reaguar publikisht pak minuta më parë duke iu drejtuar klientëve.

Në reagim, banka thekson se është sulmuar një sistem periferik i saj, ndërkohë që sulmi është bllokuar dhe neutralizuar. Banka shprehet se llogaritë e qytetarëve janë të sigurta dhe se nuk është marrë asgjë nga hakerat.

Deri më tani nuk dihet zyrtarisht se kush e ka kryer sulmin pavarësisht publikimeve në disa llogari në Telegram ku shfaqen skedarët e kësaj banke, në të cilat duket se hakerat kanë patur akses.

REAGIMI I BANKES

Deri më tani hakerat kanë sulmuar sistemet e e-Albania-s dhe futja në sistemin bankar ndodh për herët të parë, por ndryshe nga deri më tani, sulmi në këtë sistem duket të jetë më i rrezikshëm se ai ndaj të dhënave mbi gjeneralitetet; numrat e telefonit apo targat e shqiptarëve. /albeu.com

 

 


Shtuar 23.12.2022 13:08