Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci ka lajmëruar se jep dorëheqjet nga të gjitha funksionet që ka mbajtur deri tani në PS.
Ruci ka lajmëruar largimin e tij nga PS gjatë asamblesë së PS në Air Albania, ku shtoi se nuk do t’a ushtrojë mandatin e deputetit në Kuvendin e ardhshëm.
Ruçi: I dashur Edi! Të kujtohet viti 2003. Ti e dije mirë që të bëhesh lider nuk mjafton vetëm ambicia por duhet edhe dashuria e atyre që pate ambicien për të qenë kryetar i tyre. Tre gjëra na karakterizojnë:
Fryma, organizimi dhe lidershipi! Jemi me fat që kemi një lider me vizion. Një lider me ambicie. Lider me energji, këmbëngulës, të vendosur dhe gjithmonë i maturuar. Tre mesazhe do ta kisha: ta ruajmë këtë frymë, ta konsolidojmë këtë organizim dhe të mbështesim lidershipin e kryetarit. Së fundmi, dua të bëj një komunikim.
Kur unë nisa rrugëtimin tim, 3-vjeçarët që janë këtu nuk kishin lindur akoma. Gjatë këtij mandati që po përfundojmë, me mua ka bashkëpunuar një pyetje: kur dhe ku unë Gramoz Ruçi do të deklaroj fundin e kësaj maratone.
Nuk ka ditë më të mirë se sot. 30-vjetorin e PS. S’ka më mirë se sot që kemi fituar mandatin e tretë. S’ka më mirë se pas disa muajsh kam përvjetorin personal. 70-vjetorin e ditëlindjes. Në shtator nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS. /albeu.com/