Gledis Nano “shkund” policinë, urdhëron testin e drogës për efektivët

Drejtori i Përgjishëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar kryerjen e testit te drogës për punonjësit e Policisë.

Mësohet se, 20 personat e parë janë dërguar ditën e sotme pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksologjiese për të saktësuar nëse këne përdorur, janë apo jo përdorues të lëndëve narkotike.

Kujtojmë se testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme kriminale në vend, ku edhe është kontestuar roli i efektivëve.

Nuk kanë munguar akuzat se në radhët e policisë së shtetit ka edhe përdorues të lëndëve narkotike.

Duket se Nano i ka marrë në konsideratë akuzat, dhe punonjësit do t’i nënshtrohem tashmë një testi për të verifikuar gjendjen e tyre.

Testi do të zhvillohet në mënyrë rastësore dhe për efektivët e dyshuar. /albeu.com


Shtuar 22.11.2021 13:25