Gjykata vendosi: Shqiptarët nga Greqia dhe Maqedonia nuk do të votojnë nesër!

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e LSI për të rrëzuar vendimin e Komitetit Teknik  për karantinimin e qytetarëve që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Apeli administrativ la në fuqi vendimin e Komitetit Teknik për të karantinuar për 2 javë të gjithë shtetasit që vijnë nga këto dy vende fqinje.

Rikujtojmë se ditën e nesërme do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe sipas këtij vendimi shtetasit që kanë ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut pas vendimit të Komitetit Teknik nuk do të mund të votojnë.

Relator i çështjes në Apel ishte Ardian Dvorani.

Kujtojmë që më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën. Sot Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit. /albeu.com/

 


Shtuar 24.04.2021 11:27