GJKKO merr vendimin, ja me sa vite burg e dënon ish-drejtorin e RTSH-së

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1.4 vite burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin, ndërsa me nga një vit u dënuan tre vartësit e tij Julian Tapia, Ervin Murraj, e Alban Malaveci.

GJKKO për katër shtetasit e lartpërmendur urdhëroi që 5 vite e ardhshme të mos ushtrojnë funksione publike.

Gëllci dhe vartësit e tij u arrestuan për abuzimin me tenderin e blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.

Sipas SPAK, Gëllci ka shpërdoruar detyrën në këtë tender duke i shkaktuar shtetit një dëm të madh material. Në dosjen hetimore rezulton edhe një raport i KLSH-së ku renditen shkeljet e Gëllçit dhe tre anëtarëve të KVO-së, të cilët po ashtu janë arrestuar.

Gëllçi ka autorizuar realizimin e tenderit për blerjen e pajisjeve të “Rtsh Agro” kur ky kanal nuk kishte marrë ende miratimin nga AMA. Madje, sipas KLSH-së, tenderi u zhvillua një vit para se AMA të jepte miratimin për ‘Rtsh Agro” dhe dy vjet para se të fillonte aktivitetin ky kanal duke nxjerrë në pah qartësisht abuzimin me detyrën nga ish-drejtori./albeu.com


Shtuar 2.06.2022 14:38