Gjendet pa shenja jete një person në lumin Seman

Në orët e vona të së enjtes është gjetur trupi i një personi te dekompozuar, i gjinisë mashkull. Trupi i pajetë është gjetur në brigjet e lumit Seman në fshati Arapaj në Roskovec. Personi ende  i paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Roskovec/ Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com